Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Ambasada Britanike deklaroi se Mbretëria e Bashkuar mbështet një qasje ndaj trashëgimisë së luftës që i vendos viktimat në qendër.
“Kjo duhet të kërkojë të vërtetën, të ruajë dinjitetin dhe të sigurojë përkujtimin për të gjithë ata që janë prekur”, thuhet në deklaratë.
Në homazhe mori pjesë edhe i ngarkuari me punë i BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda.
“E vërteta dhe drejtësia për personat e zhdukur janë domosdoshmëri”, thuhet në mesazhin e BE-së.
Britania dhe BE-ja kërkuan vazhdimin e përpjekjeve për gjetjen dhe identifikimin e personave që ende rezultojnë të zhdukur nga lufta e viteve 1998–1999.


