Bastoret favorizojnë bindshëm Greqinë në ndeshjen ndaj Kosovës

PUBLIKUAR

Kosova sonte e mbyll fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës. “Dardanët” në Thessaloniki përballen me Greqinë në ndeshjen e fundit të kësaj faze.

Kosova renditet e fundit në grupin B dhe “Dardanëve” i duhet një fitore prej mbi katër gola për të mos mbetur e fundit, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, si Kosova edhe Greqia nuk ka gjasa për kualifikim në Kampionatin Botëror.

“Helenët” kështu humbasin turneun e katërt radhazi madhor. Ata gjenden në vendin e tretë në grup me nëntë pikë dhe rezultati i ndeshjes së sontme nuk do të ndikojë në renditjen e tyre.

Ndërkohë, bastoret sportive i japin pak gjasa Kosovës për fitore. Triumfi i “Dardanëve” vlerësohet me kuotë 5.5, fitorja e Greqisë me 1.66 dhe barazimi me 3.6.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...