Barcelona publikon listën e lojtarëve për “El Clasicon”

PUBLIKUAR

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve për “El Clasicon” ndaj Real Madridit.

Katalonasit përballen me “Los Blancos” në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës të mërkurën me fillim nga ora 20:00, shkruan Gazeta Express.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja luhen në Arabinë Saudite. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos.

Pjesë e listës së blaugranave janë edhe Araujo, Ansu Fati dhe Frenkie de Jong që do të udhëtojnë pa aprovimin e stafit mjekësor.

Gjysmëfinalja e parë luhet më 12 dhjetor, kurse e dyta një ditë më vonë. Finalja e Superkupës së Spanjës do të luhet më 16 dhjetor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...