Barcelona nis bisedimet zyrtarisht me Manchester Cityn

PUBLIKUAR

Barcelona dhe Manchester City kanë nisur negociatat për transferimin e Ferran Torres te skuadra katalonase. Këtë të mërkurë, Barça i ka dorëzuar Cityt zyrtarisht ofertën e re e cila është goxha e majme.

Pasi u refuzua ditë më parë oferta prej 45 milionë eurosh, skuadra katalonase ka rritur ofertën në 55 milionë euro për sulmuesin spanjoll.

City kërkon 70 milionë euro për Torres, por që sigurisht që kjo shumë është e tepërt dhe skuadra angleze do pranojë më pak për Torres.

Një shumë prej 10 milionë eurosh e cila do të paguhej në forme bonusesh është duke u diskutuar mes dy skuadrave.

Guardiola e ka pranuar largimin e Torres në janar pasi që futbollisti zyrtarisht kishte shprehur pakënaqësinë me minutazhën në fushë.

Ferran Torres po llogaritet nga Xavi si shpëtimtari i skuadrës pasi Barcelona po ka probleme të mëdha në finalizim, në fazën sulmuese./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...