Barcelona e thërret Dani Alvesin për ndeshjen e kupës kundër Linares

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Dani Alves është ftuar nga trajneri Xavi për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Linares të mërkurën, por mbrojtësi brazilian është ende në pritje të konfirmimit se është regjistruar si lojtar i Barçës.

Barça e publikoi mëngjesin e sotëm listën me futbollistët e ftuar për takimin e 1/16 së finales kundër Linares në Kupën e Mbretit, raporton Gazeta Express.

Alvesi iu ribashkua Barcelonës muajin e kaluar dhe që prej atëherë ka qenë në pritje për t’u regjistruar.

Nëse La Liga e konfirmon regjistrimin e tij si lojtar i Barcelonës, atëherë braziliani pritet të debutoj për herë të dytë për klubin katalonas.

Ai e kishte shijuar një periudhë tejet të suksesshme në Camp Nou nga viti 2008 deri në vitin 2016.

Në dhjetorin e kaluar, Alves nënshkroi marrëveshje me Barçën deri në përfundim të këtij sezoni.

Ndërkohë, në listë është edhe Ousmane Dembele, pasi është shëruar nga koronavirusi.

Por Xavi do të përballet me 14 mungesa edhe në këtë takim, si pasojë e infektimit me Covid-19 dhe lëndimeve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...