Barcelona e lëshon fitoren nga duart në minutat e fundit

PUBLIKUAR

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Granadas, në ndeshjen e xhiros së 20-të në La Liga.

Në tri ndeshjet e fundi mes tyre, Barcelona nuk ka arritur të shënojë gol, duke barazuar dy herë dhe duke humbur një, shkruan Gazeta Express.

Katalonasit e lëshuan fitoren nga duart në fund të ndeshjes, edhe pse ishin ekip më i mirë në fushë.

Luuk de Jong realizoi pas 10 minutave, megjithatë goli u anulua për pozicion jashtë lojë.

Goli i epërsisë për mysafirët erdhi në minutën e 57-të të ndeshjes, pas asistit nga Dani Alves.

Barcelona mori tatëpjetën në minutën e 80-të, kur Gavi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Katalonasit tentuan të mbronin rezultatin, por nuk ia dolën, teksa vendasit barazuan në minutën e 89-të përmes Puertas.

Më pas, Granada pati edhe disa raste të tjera, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e gjashtë, kurse Granada vendoset e 12-ta me 24 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...