Barcelona arrin marrëveshje në parim me Arsenalin për Aubameyangun

PUBLIKUAR

Barcelona ka arritur marrëveshje në parim me Arsenalin, për të nënshkruar me Pierre-Emerick Aubameyang në formë huazimi për gjashtë muaj, me opsionin për një vit tjetër.

The Athletic raporton se sulmuesi gabonez do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, pak orë para përfundimit të afatit kalimtar, transmeton Gazeta Express.

 

Të dielën u raportua se Barcelona ishte afër arritjes së një marrëveshjeje me Arsenalin për të nënshkruar me Aubameyang, pasi zbuloi javën e kaluar se ata dhe Juventus kishin bërë qasje zyrtare me klubin e Londrës Veriore.

Trajneri i Barcelonës, Xavi, e ka identifikuar Aubameyang si objektivin e tij kryesor për t’u forcuar për stinorin pranveror dhe ai planifikon që ish-sulmuesi i Borussia Dortmund të futet në ekip në pozitën nr. 9

Bashkimi me pesë herë kampionët e Evropës zgjidh problemet që kanë lindur mes Arsenalit dhe Aubameyang që kur iu hoq shiriti i kapitenit dhe u detyrua të stërvitej. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...