Barça po mendon të marrë lojtarë në formë huazimi në janar

PUBLIKUAR

Gjiganti katalunas e ka buxhetin e limituar për afatin kalimtar të janarit, do ta provojë Planin B. Klubi nga La Liga i ka në dispozicion veç 10 milionë euro

Barcelona do ta ketë një buxhet të limituar në afatin kalimtar të janarit.

Mediumi “ESPN” raporton se gjiganti katalunas do t’i ketë në dispozicion vetëm 10 milionë euro për të bërë përforcime.

Dhe, shkaku i buxhetit të limituar, klubin nga La Liga po e mendon Planin B, përcjell “Gazeta Express”.

Në fakt, “Blaugrana” po planifikojnë t’i marrin lojtarët në formë huazimi, me mundësi blerjeje verën tjetër.

Trajneri i ri, Xavi Hernandez i ka kërkuar disa përforcime për pjesën e dytë të sezonit.

Për këtë, drejtuesit e klubit mund të vendosin që t’i marrin hua lojtarët dhe t’i blejnë më pas verën tjetër.

Barcelona e ka nisur mjaft zbehtë sezonin e ri dhe aktualisht gjendet në vendin e nëntë në kampionatin spanjoll. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...