Barça po kërkon blerës për Coutinhon

PUBLIKUAR

Gjiganti katalunas është lodhur duke e pritur shpërthimin e brazilianit, dëshiron ta shesë atë qysh në janar

Barcelona është lodhur duke e pritur shpërthimin e Philippe Coutinhos.

Futbollisti brazilian nuk po ia del assesi ta tregojë veten në “Camp Nou”.

Për këtë arsye, gjiganti katalunas po kërkon blerës për ish-futbollistin e Interit, Espanyolit, Liverpoolit e Bayernit.

Për përfaqësuesin brazilian spekulohet se mund të rikthehet në Angli, respektivisht në “Anfield Road”, përcjell “Gazeta Express”.

Mirëpo, për të interesim kanë shfaqur edhe klubet tjera të Premierligës, respektivisht Newcastle.

Pra, 29 vjeçari mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet në muajin janar.

Barçën e ka kapluar një krizë e thellë financiare dhe rroga e Coutinhos është tej mundësive të klubit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...