Barça, në bisedime të avancuara me Azpilicuetan

PUBLIKUAR

Barcelona është e interesuar për mbrojtësin e djathtë të Chelseat, Cesar Azpilicueta.

Për këtë siguron mediumi “El Nacional”, përcjell “Gazeta Express”.

Kapiteni i Chelseat do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni pasi do t’i skadojë kontrata.

Palët nuk janë të interesuar për ta vazhduar më bashkëpunimin, kështu që përfaqësuesi spanjoll mund t’i bëjë valixhet gati.

E në verën e vitit 2022, Azpilicueta mund të rikthehet në atdhe dhe të përfundojë në Barcelonë.

Gjiganti katalunas e riktheu së fundmi Dani Alvesin, por nuk mund të llogarisë shumë në të edhe për sezonin tjetër, duke e pasur parasysh moshën e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...