“Barça mund ta marrë cilindo lojtar të Cityt”

PUBLIKUAR

Trajneri Pep Guardiola e pranon se Barcelona mund ta marrë njërin prej yjeve të Manchester Cityt

Pep Guardiola e pranon se Barcelona mund ta transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Trajneri spanjoll shprehet se, nëse gjiganti katalunas ia mësyn ndonjërit prej yjeve të “Citizens”, mund t’i bëjë atë për vete.

“Nëse Barcelona shpreh interesim për ndonjërin prej lojtarëve tanë, jam i bindur se mund t’i marrin ata”, theksoi Guardiola për “Mundo Deportivo”.

Përfaqësuesi anglez është bërë objektiv i “Blaugrana” qe një kohë, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, spekulohet se futbollisti ofanziv mund të përfundojë në “Camp Nou” qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sterling kohëve të fundit nuk është i rëndësishëm tek kampioni anglez siç ishte në sezonet e kaluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...