Barça i bën ofertë Kessiet

PUBLIKUAR

Gjiganti katalunas synon ta marrë lojtarin gjatë verës, kur të jetë i lirë, ia ofron 8 milionë euro në vit plus bonuse. Lojtarin e do edhe Tottenhami, qysh këtë muaj

Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e Frank Kessiet.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Milanin.

Dhe, palët deri tash nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Flitet se ish-futbollisti i Atalantas mund të përfundojë qysh këtë muaj në Tottenham pasi atë e pëlqen trajneri Antonio Conte.

Kjo pasi “Rossoneri” duan të nxjerrin para nga shitja e tij, para se ta humbasin pa para verën që vjen, përcjell “Gazeta Express”.

Por, nëse kjo nuk ndodh, Barcelona është në gjendje gatishmërie.

Mediat italiane raportojnë se gjiganti katalunas e ka bërë gati një rrogë prej 8 milionë eurosh + bonuse për mesfushorin kualitativ.

Ndërkohë, futbollistit luftarak do t’i ofrohej një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2027.

Kessie ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë në futbollin italian viteve të fundit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...