Ballkani Perëndimor, Kosova vendi me më së paku zjarre në pyje gjatë vitit 2024

PUBLIKUAR

Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje ka publikuar të dhënat për dëmet e shkaktuara nga zjarret në pyje në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2024.

Sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) ndër vendet në rajon, Maqedonia e Veriut pësoi dëmin më të madh nga zjarret në pyje vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Sipas sistemit EFIS, në vitin 2024, në Maqedoninë e Veriut vend u dogjën 95,181 hektarë nga 131 zjarre që u regjistruan gjatë gjithë vitit.

Në Shqipëri janë regjistruar 168 zjarre, duke djegur 46,534 hektarë dhe në Bosnjë e Hercegovinë janë djegur 43,571 hektarë në 178 zjarre.

Të dhënat e EFIS-it tregojnë se në Serbi janë djegur 38,954 hektarë nga 226 zjarre, në Mal të Zi 23,054 hektarë nga 135 zjarre, ndërsa në Kosovë janë regjistruar 94 zjarre në të cilat janë djegur 12,079 hektarë pyje dhe shkurre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...