Bajrami shënon gol spektakolar në Itali

PUBLIKUAR

Fantazisti shqiptar Nedim Bajrami tregohet sërish vendimtar për Empolin, teksa pasditen e sotme ka shënuar një gol spektakolar në transfertën ndaj Veronës, e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Kupës së Italisë.

Skuadra toskane e Empolit kaloi e para në avantazh me anë të La Mantia në minutën e 15’, por në të 18-ën vendasit rikthyen baraspeshën me anë të Cancellierit.

Në pjesën e dytë arbitri akordoi një penallti me VAR për Empolin, teksa nga pika e bardhë shkoi e shënoi gol Mancuso, i cili në minutën e 70’ shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për toskanët.

Për të vulosur kalimin e Empolit në fazën e 1/8-ave dhe për ta bërë spektakolare mbrëmjen, mendoi pikërisht Nedim Bajrami, që në minutën e 74-t shënoi një gol mjaft të bukur, pas një koordinimi perfekt nga jashtë zonës.

Festë e përligjur e fantazistit shqiptar, që luajti titullar në këtë takim, ashtu si edhe Samir Ujkani në portë dhe Kristjan Asllani në mesfushë, me këtë të fundit që gjithashtu bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Ndërkohë, Verona shënoi dy gola të shpejtë në minutat 86’ dhe 88’, duke rihapur takimin dhe duke bërë më interesante minutat e fundit, megjithatë vërshëllima finale bëri që Empoli të avancojë më tej, pas fitores 3-4.

Në fazën e 1/8-ave Empoli do të përballet me Interin. /SS/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...