Bajrami pyet direkt Kurtin: A i keni ditur këto në vitin 2019 kur premtonit ulje të çmimit të rrymës

PUBLIKUAR

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka pyetur kryeministri Kurti se a e ka ditur për problemet në blloqet e KEK-ut dhe të situatë së tërësishme me energji elektrike, kur në vitin 2019 ka premtuar ulje të çmimit të energjisë, raporton Gazeta Express.

Pasi kryeministri Kurti u shpjegoi deputetëve në Kuvend se pse ka aprovuar vednimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe gjendjen, sipas tij, të rënduar, për shkak të nevojës për import të energjisë, deputetja e LDK-së e ka pyetur kryeministrin se a i ka ditur këto rrethana, kur Kurti si opozitar, premtonte ulje të çmimeve të energjisë.

 

A i keni ditë të gjitha këto kur në vitin 2019 keni premtu ulje të çmimit të energjisë bazuar në deklarata, bazuar në protesta dhe akuza që i keni bërë tjerëve ju i keni fituar 50%, a e keni ditë në çfarë gjendje është TC A dhe TC B”, ka thënë Bajrami.

Ajo ia ka kujtuar deputetes Mimoza Kusari Lila se ka aktakuzë pikërisht për distribuimin e energjisë.

“Sa herë që Kusari-Lila del flet për qeveritë e kaluara për sektorin e energjisë ajo duhet me ditë që ka aktakuzë për korrupsion për rastin e distribuimit bile ajo është për privatizimin e termocentraleve”, tha ajo. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...