Bajrami: Kurti po tallet me SHBA-në, qytetarët dhe shtetin e Kosovës

PUBLIKUAR

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se sipas deputetit Kurti, Ambasada Amerikane në Prishtinë qenka e veçuar nga politika e jashtme amerikane, me siguri edhe kur është tallur me sekretarin e shtetit ka mendu që po bën shaka me një fqinjë të rëndomtë, pra ky është niveli i seriozitetit të Kurtit i cili ka uzurpaur zyrat e shtetit dhe po teston limitet e Prokurorisë, veprimin e të cilës po e presim me muaj.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje uroj shumë ta kuptojnë sa më parë që degradimi i raportëve Kosovë – SHBA e gëzon Serbinë dhe Rusinë, por asesi ish opozitën. Lidhja Denokratike e Kosovës është tejet e shqetësuar për ndërprejen e dialogut strategjik me SHBA-të dhe ne angazhohemi pa ndalë që raportet tona miqësore e diplomatike t’i ruajmë e thëllojmë tutje.

Natyrisht, se Kurtit nuk i duket asgjë pezullimi i prpocesit të fillimit të Dialogut Strategjik me SHBA-të sepse kurrë në jetën e tij nuk ka kontribu për të ndërtuar raporte me SHBA-të apo ndonjë aleatë tjetër të shtetit tonë.

Kurti është tallur me sekretarin amerikan, është tallur me Shtëpinë e Bardhë dhe tash po tallet me qytetarët e Kosovës, duke thënë se dikush tjetër po ekzagjeron masën e fundit të SHBA-ve që është pezullimi i fillimit të Dialogut Strategjik.

Për shkak të Albin Kurtit, Kosova nga mesi i vitit 2023 është në sanksione të BE-së, nuk ka marrë pothuajse asnjë njohje qe 5 vjet, përjashtim njohjes që e solli Pacolli, nuk është anëtarësuar pothuajse në asnjë organizatë.

Të vetmen punë që ka bërë në këto pesë vjet Albin Kurti është rritja e tregtimit të energjisë elektrike dhe rreth 300 milionë Euro tenderat njëburimor.Qytetarët do ta dënojnë këtë sjellje të Kurtit që e ka dergu në këtë pikë Shtetin e Kosovës!”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...