Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar nga qeveria subvencionim të drejtpërdrejtë të sektorit të bujqësisë, duke filluar nga qumështi.
Sipas saj, mbështetja duhet të mbulojë të gjithë zinxhirin e prodhimit.“Qeveria duhet ta subvencionojë qumështit, krejt zinxhirin: fermerin, përpunuesin dhe tregtarin, deri në masën që qumështi vendor të bëhet konkurrues në treg”, shkroi Bajrami.


