Bajrami i quan të turpshme deklaratat e Kurtit për protestën e bizneseve

PUBLIKUAR

Deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami pas dështimit të senacës konstituive, ka folur lidhur me deklaratat e Albin Kurtit për protesten e bizneseve. Kurti tha se ka kaluar koha e barrikadave dhe se ato nuk do të lejohen më.

E bajrami i quan të turpshme deklaratat e Kurtit, i cili sipas Bajramit po i krahason barrikadat e bizneseve me ato të serbeve në veri.

“ Sot shpreh shqetësimin e  madh për gjendjen e biznesit. Kurti ka deklaruar se ka kaluar koha e barrikadave. Është e turpshme, e dijmë që në çfarë konotacioni përdoren barrikadat. Ai sot protestën e  bizneseve e krahason me barrikadat e vendosura nga Lista Serbe. Kjo është e papranueshm. Beteja e kurtit s’është të ndertojë por të shkatërrojë”, tha Bajrami./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...