Bajrami e demanton propagandën e Kurtit për ekonomi: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”

PUBLIKUAR

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër gjendjen ekonomike të vendit, duke kundërshtuar tregimet e qeverisë Kurti mbi progresin ekonomik.

Sipas saj, realiteti tregon një pamje krejt tjetër, ku Kosova mbijeton kryesisht falë remitancave dhe dërgesave të qytetarëve që punojnë jashtë vendit.

“Ne ‘eksportojmë të rinjtë në Evropë’, dhe ata me pagat e tyre financojnë konsumin e familjeve në Kosovë. Ky është tregimi, ky është realiteti pas të dhënave faktike statistikore”, ka shkruar Bajrami në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për periudhën janar-shtator 2025 është mbi 5.4 miliardë euro dhe vazhdon të thellohet.

Vetëm gjatë shtatorit të këtij viti, eksportet e Kosovës kanë qenë 85.8 milionë euro, ndërsa importet 606.2 milionë euro, duke shënuar një rritje të deficitit tregtar prej 21.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Bajrami thekson se shkalla e mbulueshmërisë së importit me eksport ka rënë nga 17.7% në vitin 2022 në vetëm 13.04% për janar-shtator 2025.

“Ky është ‘progresi’ i Qeverisë Kurti”, shton deputetja, duke nënvizuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në fund të postimit, Bajrami i ka ftuar qytetarët të shikojnë vetë raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për të kuptuar gjendjen e ekonomisë.

SHIKO MË SHUMË

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik. Sipas njoftimit zyrtar,...

Policia e Kosovës trajnohet me atë suedeze, për pakon e ndihmës së parë

Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë...

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, Policia: Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person...