Azerbajxhani nuk ia rinovon kontratën, De Biasi mbetet trajner i lirë

PUBLIKUAR

Federata e Futbollit e Azerbajxhanit nuk do ta rinovojë kontratën me trajnerin Gianni de Biasi dhe kështu trajneri italian do të jetë i lirë.

Barazimi 2-2 ndaj Katarit dy ditë më parë mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Gianni De Biasit si trajner i Azerbajxhanit, transmeton Gazeta Express.

Në fakt, kontrata e ish-përzgjedhësit të Shqipërisë s skadon më 30 nëntor dhe siç mësohet nga Tutomercatoweb, Federata e Futbollit e Azerbajxhanit nuk duket se ka ndërmend ta rinovojë atë.

Bilanci shumë negativ për De Biasin: 2 fitore (kundër Qipros dhe Bjellorusisë), 6 barazime dhe 12 humbje.

Kujtojmë se De Biasi e udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian për herë të parë në vitin 2016. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...