Avokati i Thaçit: Jemi në pritje të autorizimit edhe për një dëshmitar tjetër

PUBLIKUAR

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se janë në pritje edhe të një dëshmitari të ri.

Mishetiq tha se kanë marrë autorizimin për dëshmitarët 1DW008 dhe 1DW010.

Ai theksoi se presin që të nxjerrin deklaratat e tyre për palët gjatë kësaj jave ose edhe nesër.

“Besojmë që po, por ka disa faktorë që ndërhyjnë. Kemi parashtruar një mocion i cili nuk është vendosur akoma lidhur me një dëshmitar, pra nëse ai pranon ose jo dhe kjo hyn tek planifikimi i gjërat. Mandej, kemi një dëshmitar të dytë që diskutuam dje… do ju njoftojmë për të gjithë dëshmitarët që mbeten dhe që ne synojmë t’i përfundojmë brenda planit të paraparë”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.

Derisa Robert Dixon, përfaqësuesi i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, tha që vlerësimet e tyre lidhur me pyetjet që kanë planifikuar për dëshmitarët që do të ftohen nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, mbeten të njëjta.

Ndërsa, nëse kanë njoftim për dëshmitarë të tjerë, atëherë vlerësimet mund të ndryshojnë.

Derisa mbrojtja e Jakup Krasniqit, për dëshmitarët e vet tha se janë duke bërë rivlerësime.

Kryetari i trupit gjykues Charles Smith, deklaroi se palët duhet të përpiqen që të jenë më efikas në mënyrë që të arrihet që çështja e mbrojtjes të mbyllet më 14 nëntor ashtu siç është planifikuar.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...