Aubameyangu stërvit me Barcelonën, në prag të derbit me Atletico Madridin

PUBLIKUAR

Pierre-Emerick Aubameyang i ka filluar stërvitjet me klubin e tij të ri Barcelona, në prag të derbit të La Ligës mes katalonasve dhe Atletico Madridit të dielën në Camp  Nou.

Aubameyang iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë të hënën në mbrëmje, pasi e shkëputi marrëveshjen me Arsenalin para kohës, raporton Gazeta Express.

Por Sulmuesi i Gabonit është ende në pritje që kalimi i tij në Barcelonë të përmbyllet dhe ai të regjistrohet si lojtar i ri i gjigantit spanjoll.

Megjithatë, ai nuk ka humbur kohë për t’i nisur përgatitjet me klubin e ri. Ai ishte pjesë e stërvitjes nën urdhrat e trajnerit Xavi të martën.

Barcelona e pret Atletico Madridin të dielën pasdite në Camp Nou dhe Xavi shpreson të llogarisë në 32-vjeçarin në atë ndeshje.

Sulmuesi i Gabonit i shënoi 92 gola në 163 paraqitje për Arsenalin, por ai nuk luajti për topçinjtë më nga dhjetori kur e humbi shiritin e kapitenit të skuadrës dhe u përjashtua nga trajneri Mikel Arteta për shkelje të rregullave disiplinore./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...