ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna

PUBLIKUAR

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga puna zyrtarin që u arrestua, menjëherë pas njoftimit të Policisë së Kosovës për dyshimin për kryerjen e një vepre penale.

Zyrtari mbetet jashtë detyrës deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave nga organet kompetente të drejtësisë.

“Pas njoftimit të Policisë së Republikës së Kosovës lidhur me arrestimin e një zyrtari të Administratës Tatimore të Kosovës, i dyshuar për vepër penal, ATK ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë”, theksohet në komunikatë.

Po ashtu, ATK ka vënë në dukje se bashkëpunimi me institucionet e rendit dhe drejtësisë mbetet prioritet, sidomos në raste të dyshimta për shkelje ligjore.

“Administrata Tatimore e Kosovës rithekson se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime thelbësore të punës së saj. ATK mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe adresimin e çdo forme të keqpërdorimit dhe korrupsionit, me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve dhe tatimpaguesve. ATK thekson se mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe drejtësisë, në këtë dhe në çdo rast tjetër ku ka dyshime për shkelje të ligjit.”./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...

Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

Dje rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj, viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...