ATK dhe Dogana thonë se po forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

PUBLIKUAR

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës së shpejti do të nisin zbatimin e një Plani të Përbashkët të Veprimit për luftimin e ekonomisë joformale.

Plani parasheh kontrolle të përbashkëta në terren, shkëmbim më të madh të informacionit dhe fokusim në sektorët me risk më të lartë, duke mbuluar të gjithë zinxhirin ekonomik, nga importi deri te shitja dhe konsumi.

Gjatë vitit 2025, dy institucionet realizuan 19 kontrolle të përbashkëta, ku u evidentuan shmangie nga detyrimet tatimore dhe doganore në vlerë prej 1.6 milionë eurosh.

Përmes planit të ri synohet rritja e efikasitetit të kontrolleve, parandalimi i humbjeve në të hyra publike dhe zbatimi i njëjtë i rregullave për të gjithë operatorët ekonomikë.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...