“Ata janë të humbur, jo unë”, për kë e ka fjalën Arjola?

PUBLIKUAR

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë nga finalja e spektaklit “Big Brother VIP”.

 

Ndërkohë, banorët e shtëpisë veçse po debatojnë me njëri-tjetrin për situata brenda shtëpisë, gjithashtu edhe finalen, shkruan lajmi.net.

Duke e ditur se Monika dhe Donaldi janë një nga banorët me më së shumti konflikte, Arjola së fundmi ka diskutuar për ta.

Derisa po bisedonte me Einxhel, ajo tha: “Unë kam hequr dorë nga zgjidhja e kësaj situate. I kam qëndruar afër si njërit, si tjetrit, në momente shumë të vështira dhe shumë kritike këtu brenda. T’i duash njerëzit sinqerisht edhe t’i respektosh sinqerisht dhe të mos e vlerësojnë këtë gjë, ata janë të humbur jo unë”.

Ndryshe, Arjola, Iliri dhe Monika janë banorët të cilët aludohet se do jenë finalistët e “Big Brother VIP.”/Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...