“Ata ishin të gatshëm të paguanin shumë”, Suarez tregon se mund t’i bashkohej Arsenalit

PUBLIKUAR

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez ka zbuluar se kishte mundësinë të kalonte nga Liverpooli te rivalët e Arsenalit në vitin 2013.

Suarez ka treguar së fundmi mundësinë e tij për t’iu bashkuar rivalëve të Arsenalit nga Liverpooli, teksa kapiteni i tij, Steven Gerrard, luajti një rol të madh në vendimin për të mos iu bashkuar klubit londinez.

“Doja të bashkohesha me Arsenalin sepse ata luanin në Ligën e Kampionëve çdo vit. Ata ishin të gatshëm të paguanin një shumë të konsiderueshme, por në Angli, një transferim nga Liverpooli në Arsenal nuk u pa si një lëvizje e mirë”, ka zbuluar fillimisht Suarez.

"Misioni im ishte t'i tregoja Barcelonës se kishte bërë një gabim" - Suarez flet për dëbimin nga Barça 

Lexo po ashtu“Misioni im ishte t’i tregoja Barcelonës se kishte bërë një gabim” – Suarez flet për dëbimin nga Barça 

“Një ditë, Gerrard erdhi tek unë dhe më tha, “Shiko, unë mund të kisha shkuar në Real Madrid ose një klub tjetër, por vendimi më i mirë për ty është të qëndrosh””.

“Kalimi në Arsenal nuk do të të bëjë mirë. Qëndro dhe vitin e ardhshëm, do të marrësh oferta nga klube më të mëdha si Barcelona, ​​Real Madrid ose Bayern. Pastaj mund të vendosësh, por mos shko një sezon më shumë në Arsenal”.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Barcelonën . Kur kam nënshkruar për ta, ishte një ëndërr e realizuar”, përfundoi sulmuesi i Inter Miamit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...