Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë

PUBLIKUAR

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka asgjësuar 2064 kilogramë mish pule të ardhur nga Polonia, pasi është konstatuar se në të ka prani të bakterit Salmonella spp.

Pas konstatimit të këtij rasti, sasia u asgjësua në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore, transmeton Klankosova.tv.

“AUV vazhdon të monitorojë situatën me kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme, për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e agjencisë.

Foto Ilustrim

SHIKO MË SHUMË

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...

Hamza para takimit me Haxhiun: Për ne është e pranueshme cilado datë për zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk kanë ndonjë datrë...