“As shiu nuk na ndal”, përkrahësit e UÇK-së protestojnë në Tiranë

PUBLIKUAR

Përkrahës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në zemër të Tiranës, në një protestë të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Protesta, e tretë me radhë, sipas organizatorëve, ka për qëllim të tregojë unitet mbarëkombëtar dhe të kërkojë drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një deklaratë për RTV21, tha: “Kjo është protesta e tretë me radhë dhe nuk besoj se shiu apo moti i keq do t’i ndalë qytetarët, njësoj siç nuk na ndali as gjatë luftës”.

Ai shtoi se pjesëmarrja e figurave të rëndësishme kombëtare e bën këtë protestë edhe më domethënëse.

“Është e rëndësishme që sot këtu janë edhe  presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili do të mbajë edhe një fjalim”, theksoi Gucati.

Sipas tij, protesta ka karakter gjithëkombëtar dhe është vetëm një ndër disa që do të pasojnë. “Kjo është një protestë bashkimi, protestë që do të pasohet nga dy të tjera në ditët dhe javët në vijim”, tha ai./

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...