‘As lekët s’ti rregullojnë këmbët’, kështu i kthehet ndjekësit Alketa Vejsiu

PUBLIKUAR

Një nga moderatoret më të mira shqiptare padyshim që është edhe Alketa Vejsiu.

 

Ka kohë të gjatë që Alketa është pjesë e ekranit shqiptar duke u shndërruar kështu në një emër mjaft të dashur të showbizit shqiptar, shkruan lajmi.net.

Jo rrallë herë Alketa është bërë personazh i komentuar në mediat rozë për shkak të bisedave virtuale me ndjekësit e saj në instagram.

Ajo po ashtu shpesh është komentuar edhe për këmbët e saj të gjata ku njekësit nuk kanë përtuar t’ia thonë me komente se nuk iu pëlqejnë.

Së fundmi njëri nga ndjekësit i shkruan në rubrikën ‘Ask me a question’: Si ndihesh që je kaq me fat edhe pse je një këmbështrembëse e papame që as lekët që ke s’ti rregullojnë?”

Por, përgjigjja e saj me shumë pozitivitet dhe një mesazh të rëndësishëm për jetën na habiti të gjithëve.

“Hahahaha zemër mos u mërzit për këmbët e mia, i kam pikë të fortë ato. Kam ngjitur malore, kam ecur në rrugë me gropa, kam vrapuar. Nuk janë shtrembëruar, janë forcuar muskujt. Ato këmbë më mbajnë në këmbë. Mendoj që kam fat, mendoj që di të zgjedh. Ti mos u mërzit zemër”, ka shkruar moderatorja./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...