Arturo Vidal shkoi dje në stërvitje me veturën e tij modeste

PUBLIKUAR

Me pagën që ka, mesfushori i Interit, Arturo Vidal mund të blejë pothuajse cilëndo veturë që e dëshiron.

Kiliani ka befasuar kur në koleksionin e tij të veturave e shtoi një veturë Fiat Panda, e një viti të largët, shkruan Gazeta Express.

Dje, Vidal vendosi të shkonte në qendrën stërvitore pikërisht me veturën Fiat Panda.

Videoja e tij duke arritur në qendrën stërvitore po bën xhiron nëpër rrjetet sociale.

34-vjeçari Arturo Vidal është pjesë e Interit qysh prej vitit të kaluar, ndërsa paraprakisht ishte pjesë e Barcelonës, aty ku kaloi dy sezone. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...