Arsenali ia vë syrin Richarlisonit

PUBLIKUAR

“Topçinjtë” mund të mbeten pa dyshen Aubameyang-Lacazette dhe po i kërkojnë pasuesit e tyre

Arsenali është i vetëdijshëm se shpejt mund të mbetet pa sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette.

Dy sulmuesit kryesorë po e mendojnë largimin pasi kanë nevojë për sfida të reja dhe mbi të gjitha për trofe të rëndësishëm.

Për këtë arsye, “Gunners” po e shohin mundësinë e transferimit të sulmuesve të tjera.

I pari të cilit ia kanë vënë syrin londinezët është Richarlison.

Për këtë siguron mediumi “Fichajes”, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi brazilian e realizoi një gol ndaj “Gunners” të hënën dhe iu anuluan dy të tjerë përmes sistemit VAR.

24 vjeçari po shkëlqen viteve të fundit te Evertoni.

Andaj, trajneri Mikel Arteta do ta donte atë në “Emirates Stadium”.

Përfaqësuesi brazilian pëlqehet po ashtu nga Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...