Arsenali ia heq shiritin e kapitenit Aubameyangut

PUBLIKUAR

Klubi anglez, Arsenal ka konfirmuar se Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiten i “Topçinjve”.

Kjo ndodhi për shkak të thyerjes së rregullave disiplinore nga sulmuesi gabonez, shkruan Gazeta Express.

Arsenali gjithashtu deklaroi se Aubameyang nuk do të konsiderohet për përzgjedhje për ndeshjen e së mërkurës kundër West Ham United.

“Ne presim që të gjithë lojtarët tanë, veçanërisht kapiteni ynë, të punojnë sipas rregullave dhe standardeve që të gjithë kemi vendosur dhe rënë dakord”, thuhej ndër tjera në komunikatë.

Aubameyang nuk ishte pjesë e ekipit për ndeshjen e së shtunës ndaj Southamptonit, pasi siç po raportohet ai udhëtoi jashtë vendit për të bërë një tatuazh, duke humbur kështu stërvitjen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...