Arsenali, i vendosur për ta shitur Aubameyangun këtë muaj

PUBLIKUAR

“Topçinjtë” shpresojnë ta gjejnë një klub që bën ofertë të kënaqshme për sulmuesin gabonez

Arsenali është i hapur për ta shitur Pierre Emerick-Aubameyangun në afatin kalimtar të janarit.

Përfaqësuesi gabonez i ka ftohur marrëdhëniet me “Gunners” së fundmi.

Ai i ka thyer rregullat dhe disiplinën në klub, prandaj edhe largimi i tij nga Londra duket të jetë i pashmangshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi anglez “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

“Topçinjtë” në fakt ua kanë bërë më dije klubeve të mëdha se janë të gatshëm ta shesin ish-futbollistin e Borussia Dotmundit.

Këtë muaj, cili klub ta bën ofertën më të mirë, mund ta bëjë të vetin Aubameyangun.

Nuk përjashtohet mundësia që ai t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër të Premierligës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...