Arsenali do t’ia zgjasë kontratën Artetës edhe për dy vite

PUBLIKUAR

Arsenali është i vendosur t’i ofrojë Mikel Artetës një kontratë të re para fundit të sezonit, për të parandaluar që menaxheri i tyre të hyjë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij.

Drejtuesit e klubit kanë qenë të kënaqur me Artetën që kur ai zëvendësoi Unai Emery dy vjet më parë, dhe janë të vendosur për ta mbajtur atë, pavarësisht se Arsenali përfundoi i teti në Premier Ligë në të dy sezonet e tij në krye.

Udhëheqja e Artetës jashtë fushës ka impresionuar drejtuesit në Emirates, me Artetan që luajti një rol kyç në bindjen e lojtarëve për të marrë shkurtime të përkohshme pagash në fillim të pandemisë.

39-vjeçari është i lumtur në Arsenal dhe do të mirëpresë bisedimet. Çdo zgjatje do të çonte në një rritje të pagës së tij prej mbi 5 milionë eurosh, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...