Arsenali bën ofertën e parë zyrtare për Viktor Gyokeres

PUBLIKUAR

Arsenali është futur seriozisht në garë për të nënshkruar me Viktor Gyokeres, sulmuesin  suedez të Sporting CP, pas një sezoni mbresëlënës të tij në Portugali.

Sipas Goal, drejtues të lartë të Arsenalit kanë udhëtuar drejt Lisbonës fundjavën e kaluar. Ata shfrytëzuan rastin për të ndjekur edhe finalen e Ligës së Kampionëve për femra, para se të takoheshin me agjentin e Gyokeres, Hasan Cetinkaya.

Pas bisedimeve fillestare, Arsenali ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 70 milionë eurosh, të shoqëruar me bonuse që lidhen me performancën e lojtarit.

Nëse marrëveshja do të përmbyllet me sukses, Gyokeres do të përfitojë një bonus nënshkrimi prej 12 milionë eurosh dhe një pagë vjetore rreth 7 milionë euro. Këto kushte tregojnë gatishmërinë e Arsenalit për të investuar në një lider të ri në repartin ofensivë.

Tani vendimi përfundimtar i takon presidentit të Sportingut, Frederico Varandas, i cili do të vlerësojë propozimin e Arsenalit.

Për Topçinjtë, afrimi i një sulmuesi si Gyokeres është pjesë e strategjisë për të forcuar repartin ofensivë dhe për të ndërtuar një skuadër që mund të sfidojë realisht për titullin në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi në garë për suedezin janë edhe klube të mëdha si Chelsea, Man Utd e Barcelona. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...