Arrestohet për grabitje një person në Deçan, i morën viktimës mbi 20 mijë euro

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar në Deçan, nën dyshimin për grabitje. Në njoftimin e policisë thuhet se i arrestuari së bashku me një person tjetër, i kanë grabitur një qytetari mbi 20 mijë euro kursime, nga çanta e tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 17.07.2025, rreth orës 01:15, është njoftuar se në fshatin Carrabreg i epërm-Deçan, ka ndodhur njё grabitje. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje nga viktima ka kuptuar se dy persona tё dyshuar kanё grabitur nga qanta e tij, mjete monetare nё shumёn prej, njёzet mijё e katёrqind e pesёdhjetё (20450) euro, tё cilat viktima e rastit i kishte kursime jetёsore, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur. Pas një pune intensive të hetuesve rajonal, me datën 22.09.2025, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë njё tё dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë./Indeksonline/.

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...