Arrestohet një person për kanosje në Ferizaj

PUBLIKUAR

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  me datën 31.10.2021 kishte pranuar një informacion se në fshatin  Gërlicë të Ferizajt ishte një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe këtë rast ishte duke e hetuar Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj .

Ndërsa sot, me datën 08.12.2021 rreth orës 15:00, pas një pune hetimore policët hetues kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.A (M/K) 51 vjeçar, i cili kishte kanosur dy persona tjerë me inicialet S.M ( M/K) 31 vjeçar dhe K.M ( M/K) 22 vjeçar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj  dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...