Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet edhe një armë zjarri në Ferizaj

PUBLIKUAR

 

Më datën 16.08.2026, rreth orës 19:28, policia në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rast të kanosjes në fshatin Nerodime e Poshtme.
Sipas informatave fillestare, i dyshuari, fqinj i ankuesit, kishte dalë në oborrin e tij dhe ishte afruar te dera e oborrit të ankuesit, ku e kishte kanosur me fjalë kërcënuese.

Njësia patrulluese, e mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë hasur të dyshuarin M.M., 31 vjeç, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Gjatë veprimeve policore në vendin e ngjarjes, është kontaktuar edhe personi, S.M., 55 vjeç, i cili ka deklaruar se posedonte një armë të gjatë gjysmëautomatike, pa fishekë, njofton Policia Kosovës.

 

Arma është dorëzuar në polici dhe është konfiskuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, së bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari M.M. është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.

 

Ndërsa, S.M., 55 vjeç, është liruar në procedurë të rregullt, nën dyshimin për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...