Arrestohet një person në Prizren, i konfiskohen lëndë narkotike

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premtën rreth orës 17:30, në rrugën “Petrit Bytyqi”, ku gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 38.99 gramë marihuanë, të paketuar në qese plastike dhe foli alumini, si dhe 9.92 gramë kokainë, të paketuar në qese plastike, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu, janë konfiskuar edhe një grinder (pajisje për bluarjen e substancave narkotike), një peshore digjitale, qese të ndryshme për paketim dhe një telefon celular.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

“Rr. Petrit Bytyqi, Prizren  12.12.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: 38.99 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë të paketuara në qese plastike dhe foli alumini, 9.92 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit kokainë të paketuara në qese plastike, një grinder- pajisje për bluarjen e substancave narkotike, një peshore digjitale, qese të ndryshme plastike për paketimin e substancave narkotike dhe një telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksoOnline/

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...