Arrestohet një person në Prishtinë për drogë dhe armë, i gjendet edhe një mjet shpërthyes

PUBLIKUAR

Pas një pune operative-hetimore, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Jakov Xoxa” Prishtinë nën dyshimin për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike si dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fillestar, tek i dyshuari një mashkull kosovar policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë, një telefon mobil dhe 140 euro.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, janë kontrolluar dy banesa dhe disa podrume që ishin në shfrytëzim nga i dyshuari, ku janë zbuluar edhe sasi të tjera të konsiderueshme të armëve dhe narkotikëve.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar:

  • 17.08 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
  • një mjet shpërthyes (bombë),
  • një armë automatike AK-47,
  • një pistoletë tjetër,
  • 20 fishekë,
  • një peshore digjitale për matjen e narkotikëve,
  • si dhe një DVR i kamerave të sigurisë.

Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Reshjet e shiut përmbytin fshatin Zllatar të Ferizajt, uji vërshon rrugët dhe oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke...

Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5...

PZAP merr vendim, refuzon të pesë ankesat lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë sot vendim për refuzimin e pesë...