Arrestohet një person i dënuar me 1 vit burgim në Prizren

PUBLIKUAR

Me datën 24.09.2025, policët e Stacionit Policor Prizren, në kuadër të Task Forcës dhe planit operativ “Realizimi i urdhëresave 2025”, kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Sh. D., mashkull, 54 vjeçar nga Prizren.

I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1 vit e 20 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari Sh. D. fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...