Arrestohet një person, dyshohet se vodhi para e sasi ari në një shtëpi në Pejë

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar pasi më 20.12.2025 rreth orës 03:30 dyshohet se nё shtёpinё e një personi ka vjedhur shumё tё konsiderueshme tё parave, sasi tё arit dhe njё telefon mobil në rrugën “Qamëria”, në Pejë.

“Stacioni Policor në Pejë, me datën 20.12.2025, rreth orës 03:30, është njoftuar se nё rrugën “Qamёria” nё Pejё, ka ndodhur një grabitje. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje ka kuptuar nga viktima se nё shtёpinё e tij persona tё dyshuar, kanё vjedhur shumё tё konsiderueshme tё parave, sasi tё arit dhe njё telefon mobil”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime, i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 06.08.2026, ёshtё arritur identikfikimi dhe arrestimi i njё personi tё dyshuar. Pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime, i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP-Pejё”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Policia ka njoftuar se gjatë një patrullimi rutinë në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë...

Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, ka thënë se për vazhdim të seancës konstituive vendos...

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati me kreun e...