Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar të mitur në fshatin Kishnarekë, Gllogoc pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 6.1 gramë marihuanë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar për 24 orë në mbajtje. LipjaniNews
Njoftimi i policisë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Fsh. Kishnarekë, Gllogoc 23.09.2025-22:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 6.1 gram marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar për 24 orë në mbajtje.


