Arrestohet burri që dyshohet se sulmoi një 11-vjeçare në oborrin e shkollës në Deçan

PUBLIKUAR

Është arrestuar një burrë në Deçan pasi dyshohet se ka sulmuar një 11-vjeçar në mes të oborrit të shkollës. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i dyshuari është një prind.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ku i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë mësimdhënësit e shkollës për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Një prind dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës në oborrin e shkollës, ku për fat të mirë më vonë kanë intervenuar mësimdhënësit e kësaj shkolle. Më pas është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët e kanë arrestuar personin e dyshuar, ndërkaq i mituri ka pranuar tretman mjekësor”, tha Nikçi për “Betimi për Drejtësi“.

Më pas është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar të dyshuarin, ndërkohë që i mituri është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Nikçit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

SHIKO MË SHUMË

Paga e 13-të dhe çmimi i naftës, hidhet poshtë kërkesa e Mustafës që në rend dite në Komision të ketë pika shtesë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në Komisionin për Buxhet ka kërkuar...

Ndëshkohen rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Ferizaj

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve...

Në Shtime një person kapet me substanca të dyshuara narkotike, një tjetër arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

  Më datën 30.03.2026, rreth orës 23:00, njësia e patrullës së bashku me njësinë e...