Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë, u ndalua në Jarinjë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për shtytje në zjarrvënie.

Në njoftim, shtohet se, rasti ka ndodhur më datë 16.11.2025, në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë,  ku është djegur një automjet dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.

Postimi:

Arrestohet një person i dyshuar për shtytje në zjarrvënie

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për shtytje në zjarrvënie.

Rasti ka ndodhur më datë 16.11.2025, në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë,  ku është djegur një automjet dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.

Lidhur me këtë rast, sot nga hetuesit policorë të NjHP-së është arrestuar i dyshuari i dytë:

• B.H, 37 vjeç, mashkull, i cili është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...