Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është kryer sot, rreth orës 11:00, në fshatin Dromjak, ku në shtëpinë e tij është lokalizuar dhe arrestuar 23-vjeçari me inicialet F.C.

I dyshuari kërkohej me tri urdhërarreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, pasi ishte dënuar për dy raste të veprës penale “Vjedhja e pyllit” dhe një rast të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë, dënimet e shqiptuara ndaj tij ishin 25 ditë, 30 ditë dhe 50 ditë burgim, në një kohëzgjatje të përgjithshme prej 105 ditësh.

Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në Institucionin Korrektues për vuajtjen e dënimit./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...