Policia e rajonit të Prishtinës, ka arrestuar një person përrastin e djegies së një veture në Lipjan, rast ky I ndodhur më 17 shtator.
Njoftimi plotë nga Policia Kosovës:
Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie
Prishtinë, 17 Dhjetor 2025- Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person për veprën penale zjarrvënie, të ndodhur me datë, 17.09.2025, në Lipjan, me ç’rast një veturë ishte përfshirë nga zjarri.
Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga hetuesit policor, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit;
• H.K, 23 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rast.
I arrestuar me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit e fazave të mëtejme të procesit hetimor.
Për këtë rast policia më parë kishte arrestuar edhe tre persona të tjerë.


