Arrestohen tre persona të dyshuar për zjarrvënie dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, ka ndërmarrë veprime intensive hetimore në lidhje me një rast zjarrvënieje të ndodhur më 27 shtator 2025, rreth orës 23:31, në qytetin e Lipjanit.

Rasti është raportuar si zjarr në një parking të një ndërtese banimi, ku si pasojë është djegur një automjet dhe janë dëmtuar disa të tjera. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.

Puna e zyrtarëve nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë rezultuar me identifikimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në këtë rast, tre prej të cilëve janë arrestuar mbrëmë.

Sipas Policisë, Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale:

-Zjarrvënie,
-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...