Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se rrëmbyen e sulmuan dy të tjerë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë arrestuar tre persona, pasi dyshohen se më 29 prill të këtij viti kanë sulmuar fizikisht dy viktima.

Sipas raportit policor, të dyshuarit pas sulmit i kanë futur viktimat në një veturë pa dëshirën e tyre dhe i kanë dërguar në një kafiteri.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në tri lokacione të lidhura me të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga si dhe një shufër metalike.

“Duhël, Suharekë / 29.04.2026 – 21:32. Më 16.05.2026 janë arrestuar tre të dyshuarit m/k, pasi që me datën e lartcekur kanë sulmuar fizikisht dy viktimat m/k, më pas pa dëshirën e tyre i kanë futur në veturë dhe dërguar në një kafiteri. Gjatë kontrollit në tri lokacionet e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike.”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

SHIKO MË SHUMË

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...