Arrestohen pesë persona në Koretin të Gjilanit, për lëndë narkotike

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës arreston pesë persona të dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, gjatë një pune operative-hetimore, në fshatin Koretin të Gjilanit ka ndaluar një veturë dhe dy persona të dyshuar, ku gjatë kontrollit është gjetur një revole me 8 fishekë dhe një sasi e marihuanës. Me këtë rast të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge neni 273’, si dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve neni 374’, transmeton Indeksonline.

Bëhet e ditur se njësiti antidrogë në Gjilan, në bashkëpunim edhe me trafikun rajonal dhe patrulla tjera policore kanë ndaluar edhe një veturë tjetër të përfshirë në këtë rast, me ç’rast në automjetin e tyre është gjetur një sasi e narkotikëve.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:

·         B. V.                      lindur me 1966                        m/sh/kosovar

·         A. H.                      lindur me 1973                        m/sh/kosovar

·         Sh. Ll.                    lindur me 1982                        m/sh/kosovar

·         P. B.                       lindur me 1980                        m/sh/i Shqipërisë

·         E. M.                      lindur me 1989                        m/sh/i Shqipërisë

Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të gjithë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, përderisa rasti është duke u hetuar edhe mëtej.

Sendet e sekuestruara në cilësi të provave materiale lidhur me këtë rast janë:

Ø  tri paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 13.395 gramë

Ø  një revole TT e cal. 7. 62 me një karikator me 8 fishekë

Ø  2 vetura të cilat kanë qenë duke i vozitur të dyshuarit

Ø  205 euro

Ø  800 dinar të Serbisë

Ø  1020 lekë të Shqipërisë

Ø  5 telefona celularë

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...